GREQI – Me disa foto të shkrepura në plazh, megjithëse jemi në dimër, modelja shqiptare Eliada Ahmeti, duket se ua ka “hequr” trurin grekëve.  

Ameti duket se i ka ngritur mjaft temperaturat me fotot ku shfaqet shumë joshëse e ku nuk i mbetet më vend imagjinatës.

Fituesja e çmimit “Miss Playmate Greece”, duke se nuk ka asnjë kompleks nga foto të tilla, ndërsa në siklet mund të jenë ndierë të tjerët që kanë qenë afër saj.

Modelja shqiptare që jeton në Greqi prej 18 vitesh thotë në një intervistë për “Gossip-tv.gr”, se bukuria është e padobishme nëse ajo nuk shoqërohet me zgjuarsinë. Eliada ka 18 vite që jeton në Greqi dhe shtatë vite që merret me modelim.

Madje kohët e fundit ajo ka nisur të moderojë një emision të sajin në një stacion televiziv grek.