SHBA– Në Las Vegas, Nevada janë mbledhur 89 bukuroshe nga e gjithë bota për edicionin e 98-të të konkursit të bukurisë Miss Universe.
Në një nga netët finale konkurentet sfiluan me kostume tradicionale. Ngjyrat, sharmi i konkurenteve, kostumografia e gjithçka tjetër krijuan një spektakël të vërtetë.
Në këtë konkursi marrin pjesë dy vajza shqiptare, Adrola Dushi, që përfaqëson vendin tonë dhe Diana Avdiu, që përfaqëson Kosovën.
Ja disa nga miss-et që konkuruan mbrëmjen e djeshme me kostumet tradicionale të vendit të tyre.