Aktori hollivudian, Charlie Sheen, ka vendosur që të ndihmojë një vajzë të vogël që vuan nga një lloj i rrallë i kancerit dhe kështu dëshmoi se, pavarësisht problemeve të shumta, ylli meriton të gjitha lëvdatat.
Sipas portalit amerikan “TMZ”, Charlie kohë më parë në Hermosa Beach të Los Angelesit ka biseduar me një oficer të policisë, i cili i zbuloi se ka një vajzë10-vjeçare, Jasmine, e cila është e sëmurë nga rabidosarkoma e fëmijëve.
Ky është një lloj i rrallë i kancerit që shfaqet në indet e muskujve dhe kërkon një vit të plotë trajtimesh të shtrenjta si kimioterapia dhe rrezatimi.
Charlie ishte prekur shumë me historinë e policit të shqetësuar dhe tha se asnjë prind nuk do të duhej të shikojë fëmijën e vet të kalojë nëpër këtë. Ditën tjetër ai plotësoi një çek për vogëlushen Jasmine, në vlerë prej 75 mijë dollarësh.
Çekun e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Hermosa Beach, ku punon i ati i Jasmines, ndërsa ata pas këtij gjesti të mrekullueshëm të Charlie Sheen, themeluan një fondacion për nder të vajzës së guximshme dhe në këtë mënyrë planifikojnë që të mbledhin shumë para të tjera.
Edhe pse Charlie Sheen në Hollywood është pak i njohur për rolet e mira dhe më shumë për eksese, konsumim të drogës dhe alkoolit si dhe marrëdhënieve të trazuara, nga të cilat ka katër fëmijë të mitur – për këtë gjest meriton vetëm fjalë lavdërimi e miradije!