Është ndarë nga jeta në moshë të thyer ish-mbrojtësi i ekipit të Tiranës, Sadik Struga. Lajmin është publikuar në faqen zyrtare të klubit, në Facebook.
Struga ka qenë ndër lojtarët më të mirë në gjithë historinë 100-vjeçare të skuadrës. Ai luante në mbrojtje, në krahun e djathtë, kryesisht në vitet 1950.
“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin.
Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50”, thuhet në njoftimin e klubit.





