Pas denoncimit të sotëm nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili lidhur me atë që ai e cilësoi vjedhje e provuar me dokumente në incerenatorin e Elbasanit, ka ardhur reagimi i deputetit Lefter Koka.
Ish-deputeti i LSI dhe ish-ministri i mjedisit në kohën e projektit të inceneratorit, e konsideron kohë të humbur të merret me partinë e tij të dikurshme.
Koka, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se reagimin e tij po e bën në respekt të bashkëqytetarëve të tij.
“Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion, por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.
Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju!
Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni!
Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!”,- shkruan Koka.
Sipas Vasilit, financimi i inceneratorit është 25 milionë euro dhe projekti për të është firmosur në kohën kur Koka ishte ministër i mjedisit.
Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2…
Posted by Lefter Koka on Thursday, March 11, 2021





