Kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj i ka objektivat e qarta për atë çfarë pret të ndodhë në qarkun tonë më 25 prill.
Sipas tij, 8 mandate janë të sigurta, por tashmë të gjithë bashkë do të punojnë për mandatin e nëntë.
“Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurtë më ekipin tonë të kandidatëve.
Tetë mandatet tona janë të sigurtë, ndërkohë që të gjithë së bashkë do të bëjmë maksimumin për të arritur mandatin e nëntë”,– shkruan ai në rrjete sociale.
Sipas kreut të degës lokale, rrëzimi i Ramës do të nisë nga Durrësi.
“Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit. Shqipëria Fiton!”,– shkruan ai.
Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurtë më ekipin tonë të kandidatëve. Tetë…
Posted by Ferdinand Xhaferraj on Thursday, March 11, 2021





