Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u kthen listat e kandidatëve për deputetë, Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe 4 partive të tjera të opozitës.

Ndër listat e kthyera nga ana e KQZ janë të partisë së Myslim Murrizit dhe Jozefina Topallit, pasi duhet të korrigjohen. Ndërkohë që edhe PS dhe PD iu është kthyer lista për korrigjim dokumentacioni.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputet të depozituar nga:

Partia Socialiste – Edi Rama

Partia Demokratike—Lulzim Basha

Partia Lëvizja e Re – Arian Galdini

Partia Aleanca Demokracia e Re – Edmond Stojku

Partia Lëvizja për Ndryshim – Jozefina Topalli

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare – Myslim Murrizi.

1.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

2.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

3.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

4.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

5.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

6.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″– shkruhet në dokumentin e KQZ.

Kujtojmë që ditën e hënë ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve nga ana e partive politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.