Agron Duka nuk i ka ndalur as sot ironitë me kryeministrin Rama, i cili e ka cilësuar ditët e fundit si “gjeli i Agrares”.
Ndërsa ka publikuar një meme të Ramës, Duka shkruan se pas 25 prillit do t’i gjejë një vend në pulari.
“Meqënëse ka frikë të merret me bilancin e tij, po e nxjerr unë një arritje të këtyre 8 viteve.
U pa puna, pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari…”,- shkruan Duka.
Meqënëse ka frikë të merret me bilancin e tij, po e nxjerr unë një arritje të këtyre 8 viteve. U pa puna, pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari…
Posted by Agron Duka on Wednesday, March 10, 2021





