Për futbollin gjerman po përfundon një epokë. Pas 15 vitesh, Joachim Löw do t’i thotë lamtumirë ekipit kombëtar. Gjermania do të ndryshojë trajnerin në fund të Euro 2020.Njoftimi zyrtar u bë nga DFB, Federata Gjermane e Futbollit, të martën në mëngjes: Löë do të tërhiqet pasi të tentojë fitimin e një tjetër trofeu të rëndësishëm në krye të “Mannschaft”, pas suksesit në Kupën e Botës Brazil 2014 dhe në Kupën e Konfederatave në vitin 2017.
Gjermania e Low arriti gjithashtu deri në finale e Euro 2008, ku u mposht nga Spanja.Trajneri nga Frieburgu, u emërua në stafin e përfaqësueses gjermane fillimisht si ndihmës i Jurgen Klinsmannit, pastaj si trajner kryesor që nga viti 2006. Mbretërimi i tij zgjati 15 vjet.Me Low të stol, Gjermania gjithmonë ka arritur të paktën gjysmëfinalet nga viti 2008 deri në 2016-tën. Në finalet e botërorit të fundit, në Rusi, Gjermania e Low u eliminua që në fazën e grupeve, duke marrë shumë kritika.Kontrata e Löw skadonte në vitin 2022, por ai ka vendosur të tërhiqet menjëherë pas Europianit. Pasardhësi i tij ende nuk është vendosur nga Federata Gjermane e Futbollit.





