Zëvendës kryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij. Kjo vjen pasi ai nuk u fut në listat për deputetë të Partisë Demokratike.
Sipas informacioneve për mediat, Hoxha ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetar i FRPD-së, por edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Kujtojmë se edhe më herët, ai ka qenë kritik ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
“Në procesin e punës së tyre, figura të spikatura të PD nga Tropoja dhe Saranda u përballën me një fenomen zhvlerësues aspak të nevojshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve…Paqartësia e kësaj nisme dhe produkti i saj duhej të ishte objekt analize dhe diskutimesh në organet më të larta të PDSH, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”,- shkruan Hoxha në letrën drejtuar Bashës.





