“Nisma Thurje” ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit.
Në krye të kësaj partie është Endrit Shabani, i cili kandidon në qarkun e Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Shkodrës.
Ndërsa Rudina Hajdari kryeson listën e Elbasanit dhe Rigerta Loku kryeson listën e Lezhës.
Ashtu siç “DurrësLajm” njoftoi një ditë më parë, pedagogu Shabani, 36 vjeç kryeson listën në qarkun Durrës, për t’u pasuar nga mjekja 26-vjeçare Egriselsa Allushi.





