Rama zbuloi mbremjen e sotme emrin e Ministres aktuale të Bujqësisë, Milva Ekonomi, si kryesuese e listës së kandidatëve në Durrës.
“Milva është gjithçka që e kategorizon qytetarinë durrsake. Jam i kënaqur të qëndroj te kufiri në një ndeshje ku Milva është në krye të listës”, tha Rama.
Ekonomi renditej 4 vite më parë në vend të tretë pas Eglantina Gjermenit dhe Fidel Ylli, ndërsa pas largimit të Gjermenit nga politika dhe Ylli drejt një zone në Tiranë, Ekonomi do të kryesojë listën.
Ashtu sikurse ishte folur, Kryeministri Rama duket se ka përdorur një strategji tjetër në listat e këtij viti. Ai tha se vendet e para ja kanë lënë të rinjve dhe grave, ndërkohë që eksponentë më të rëndësishëm të partisë do të jenë në atë pozicion ku është edhe objektivi bazë për mandatet.
“Vendet e para të listave patjeter që janë pasqyrë ku mund të shohësh një pjesë jo të vogël të kredos dhe të materialet që ka skuadra. Vendet e para të listave janë të rëndësishme edhe për të prezantuar një pozicion në raport me publikun, dhe pikërisht për këtë të fundit, vijat e para në çdo listë i duhen lënë të rinjve.
Ju kemi lënë të rinjve, grave, vajzave që nuk janë enturazh në PS, por janë aktorë të rëndësishëm të gjithë procesin tonë. Çfarë kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë? Unë do vendosem aty ku është objektivi bazë”, tha Rama





