Partia Socialiste për të marrë një mandat të tretë do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë’’.
Ndërkohë, më herët është lajmëruar se në orën 19:30, kryesia e PS bëhet gati për mbledhjen, e cila do të përcaktojë dhe kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Kujtojmë që dita e sotme është afati i fundit për të dorëzuar listat e partive politike në KQZ, ku mes tyre do të jetë dhe ajo e Partisë Socialiste.
Deri tani nga PS janë larguar emra të njohur të politikës si Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Musa Ulqini etj.





