Ne Diten e Gruas Edi Rama ka njoftuar largimin nga PS-ja të një tjetër gruaje. Eshtë fjala për Eglantina Gjermenin, ish-ministre e Zhvillimit Urban në mandatin e parë qeverisës dhe deputete e qarkut Durrës në mandatin e dytë.
“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, shkruan Edi Rama.
Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu ishin 3 deputetet femra nga radhët e PS-së, që përfaqësuan qarkun e Durrësit në këtë legjislaturë parlamentare që është drejt përfundimit të mandatit.





