Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun Durrës.

Ashtu siç pati paralajmëruar “DurrësLajm”, lista kryesohet nga Elona Guri, për t’u pasuar në vend të dytë nga Bahri Shaqiri dhe në vend të tretë ekonomisti Enon Karapici.

Në vend të katërt, LSI ka vendosur ish-këshilltarin e Metës Shemsi Prençi, ndërsa kryetarja e degës lokale Kontjana Kuçi është renditur e pesta.

Durrës

Elona Guri
Bahri Shaqiri
Enon Karapici
Shemsi Prençi
Kontiana Kuçi
Hysni Caca
Bujar Dhima
Rexhina Leka
Gazmir Tahiri
Ramadan Topuzi
Berinda Bulku
Eraldo Luku
Durim Hoçja
Daniela Tema
Artur Baku