10 tetor 2015 – Arrestimi i Ballist Morinës, personi që ngriti dronin një vit më parë në stadiumin e Beogradit, ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë popullore tek tifozët e Kombëtares Shqiptare.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Ismail Morinën, e për këtë arsye, në rrjetet sociale është lajmëruar një protestë në mbështetje të tij. Sipas njoftimeve, protestuesit do të mblidhen ditën e nesërme, fillimisht te sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë, për të vazhduar më pas në drejtim të Kryeministrisë.
Ftesa për protestë:
Diten e neserme(11/10/2015) ne oren 12:00 . Te gjithe per protesta ne Sheshin Skenderbej
Te gjithe ata qe jane tifoza te vertete dhe jo tifoza dhe patriota ne fb te cilet e ndjejne te nevojme qe Ballist Morina nuk duhet te denohet por duhet te jete i lire.
Ditën e diel e gjithë populli Shqiptar të mblidhet në Tiranë në Sheshin Skenderbej për Ismail Morinaj
– Ai qe e ndjen veten Shqiptar dhe qe eshte i poshterur nga serbet duhet te jetë në protest ditën e diel tek Sheshi Skenderbej Tirane lajmroni shok,familjar,vajza,djem vetem keshtu mund ti fitojme te drejtat tona si Komb –
– Do të nxjerrim nga Aty Ballist pasi ti na nxorre me krye lart nga Beogradi dhe e meriton kete gje –
– Shperndajeni kete te gjithe pasi eshte lajm qe duhet ta mbeshtesim te gjithe.
/portali DurresLajm/