10 tetor 2015 – Policia e Shkodrës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë të vrasjes së ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u ekzekutua 24-vjeçari Luigj Gjergji.
U arrestua Akil Gradeci, 24 vjeç, banues në Fshati Shkjezë, Bashkia Vau Dejës, ndërsa u bë shpallja në kërkim e shtetasit Eduart Hulej, 32 vjeç, banues në Fshatin Plezhë, Bashkia Vau Dejës, Shkodër.
Të dy këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta Luigj Gjergjin, banues në Fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës, Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datën 9 tetor rreth orës 02.10 të mëngjesit, pranë vendit të qujtur Karburant “Palushaj”, në aksin rrugor Vau Dejës – Bushat Shkodër.
Ndërkohë, uniformat blu po vijojnë intensivisht hetimet në disa pista për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.
/portali DurresLajm/