9tetor 2015 – Për ish-kryeministrin Sali Berisha fajtori kryesor për humbjen e ndeshjes me Serbinë është askush tjetër veç pasardhësit të tij, Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha argumenton shkaqet: “politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, për dite me radhe i ndeshjes, anulimi i mijëra biletave te shitura kuqezinjve, zëvëndësimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurre ne stadium, arrestimi i Morines me akuzen e turpshme se donte t’i bënte atentat Vuçiçit, shkuarja dy-tre here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundërshtarë, fjalimi i tij i sotëm gjer ne neveri, si një larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashtë Ramën nga rezultati i ndeshjes.

Ato dëshmojën për nje kompleks te tij ose provojne se nuk eshte aspak ne gjendje ekuilibri psiqik normal”. Ndërkohë, Berisha uron që Rama të mos shkojë pas ekipit tonë në ndeshjen e së dielës në Armeni, duke e quajtur si “tersin” e kombëtares.

/portali DurrësLajm/