8tetor 2015 – Këmbëngulja e ambasadorit tonë në Serbi, Ilir Boçka, për të mos e quajtur incident gurin e hedhur nga një 14-vjeçar mbi autobusin serb, po i rrezikon atij detyrën. Boçka pati kurajën që të mos e pranojë notën e protestës të ministrisë së Jashtme serbe, pasi nuk e cilësoi incident reagimin e një të mituri.
Por, kryeministri Vuçiç ka qenë i ashpër në deklaratën e tij. Sipas mediave serbe në gjashtë muajt e ardhshëm, do te ndërpriten kontaktet diplomatike me ambasadorin e Shqipërisë. Vuçiç u tha gazetarëve se, Serbia mund të përgjigjet në dy mënyra: Ta deklarojë “non grata” ambasadorin shqiptar apo ndërprerjen e komunikimit për 6 muaj. Sipas Vuçiç, nuk bëhet fjale vetëm per nje gur, por edhe për “sjellje të tjera josportive”.
/portali DurresLajm/