8 tetor 2015 – Një skenë e rrallë u zhvillua sot në sallën e Kuvendit. Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha kanë qëndruar të dy në foltoren e Kuvendit për disa minuta.

Pasi kryeministri Rama nisi të mbante fjalën e tij në debatin për cështjen CEZ, kreu i Kuvendit Ilir Meta ndërhyri duke i dhënë të drejtën ish-kryeministrit për të replikuar.

Rama ka qëndruar përkrah Berishës për pak minuta, çka shkaktoi batuta dhe të qeshura pafund në sallën e Kuvendit. Madje, disa prej deputetëve nxorën celularët e tyre për të filmuar atë pamje që s’duhej humbur, dy kundërsharët Berisha-Rama bashkë në foltore.

/portali DurresLajm/

Shikoni videon':