8 tetor 2015 – Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Hipotekës në Vlorë, Loreta Tozaj. Shkarkimi i saj u krye me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. 

Sipas burimeve zyrtare të kësaj ministrie, Tozaj është shkarkuar për mangësi të theksuar në shërbimin ndaj qytetarëve.

“Asnjë kompromis nuk do të ketë ndaj cenimit të cilësisë së shërbimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë. 

Tozaj mbante këtë post prej gati 10 muajsh.

/portali DurresLajm/