7tetor 2015 – Edhe Genc Ruli përplaset me kreun e opozitës. Në mbledhjen e sotme të PD-së, për analizën e humbjes në zgjedhjet e qershorit, deputetët kërkuan penalitete për kryetarët e degëve humbëse.

Një ndër ta ishte edhe deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli, i cili është larguar i nervozuar nga mbledhja. Burime të Lapsi.al thonë se Ruli nuk ishte dakord me relativizimin që kryetari Basha po i bënte përgjegjësisë së kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe për humbjen e 21 qershorit.

Basha ka kërkuar një analizë më të hollësishme, jo penalitete për krerët e degëve. Veç Rulit, në debat është përfshirë edhe kreu i grupit Edi Paloka me Majlinda Bregun.

/portali DurresLajm/