6tetor 2015 – Vetëm dy ditë para ndeshjes së shumëpritur mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe në Elbasan, një incident diplomatik është regjistruar gjatë vizitës së ministres Gjermeni në Beograd.
Siç shihet dhe te kjo foto e botuar te Panorama, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka zhvilluar një takim me zv.kryeministren serbe Zorana Mihajloviç dhe ka pozuar në foton zyrtare para flamurit serb dhe atij të BE-së. Aty mungon flamuri shqiptar, i cili duhet të jetë i pranishëm detyrimisht sipas protokollit zyrtar.
/portali DurresLajm/