6tetor 2015 – Deputeti Spartak Braho rrëfehet në prokurori për “komplotin për destabilizim” nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. Sipas Brahos, kjo do të ndodhte pas organizimit të komplotit ndaj Ilir Metës. Ai iu drejtuar me një letër krerëve të institucioneve të shtetit për këtë çështje dhe për këtë arsye nisën hetimet. Në përfundim të dëshmisë së dhënë sot në Prokurorinë e Tiranës, Braho nuk ka pranuar të prononcohet për mediat. Në letrën e tij, Braho tregoi edhe për një takim të Tom Doshit me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, administrator i DIA, i dyshuari kryesor për skandalin e vjedhjes në CEZ. Sipas Brahos, gruas i është bërë presion nga Doshi, me qëllim që i shoqi i saj të dëshmojë kundra kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Të dy, si Doshi ashtu dhe Vojsava Ismailaj kanë pranuar të jenë takuar si dy persona që njihen prej kohësh. Ismailaj tha se kërcënimi po i bëhet nga shtetit, që bashkëshorti i saj të tërhiqet nga gjyqi në Arbitrazhin e Vjenës dhe jo nga Tom Doshi.

/portali DurresLajm/