6 tetor 2015 – Vetëm dy ditë na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme me Serbinë, dhe kryeministri Edi Rama u kërkon gjithë shqiptarëve që të respektojnë traditën shqiptare dhe ambicien europiane. Në një status në Facebook, Rama sjell në kujtesë shpërthimin e dhunshëm të një viti më parë në fushën e Beogradit dhe duke u bazuar pikërisht në atë ndeshje aq të komentuar, thotë se e gjithë bota nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes, por mbarëvajtjen e takimit në Shqipëri.

Statusi i Ramës:

"NJË SFIDË PËR HISTORINË

Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota përveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës."

/portali DurresLajm/