5tetor 2015 – Dashamir Shehi është shprehur i zhgënjyer nga ajo qe e ka quajtur loja e Berishës dhe Partisë Demokratike për hetimin e aferës me CEZ-in. Për gazetën Shqip ai tha se PD luajti një teatër të pastër, pasi gati gjysma e saj votoi kundër hetimit. “Unë jam një prej deputetëve të Kuvendit që kemi firmosur të bëhet një hetim për këtë çështje.
Mirëpo ajo vota atje nuk më pëlqeu, se ajo u bë pak si teatër dhe besoj se e kanë kuptuar të gjithë këtë. Nuk ka nevojë t’ia shpjegojmë më njeriu këtë çështje, pasi ishte teatër i pastër. Një parti që ishte direkt e interesuar për këtë hetim, siç ishte PDja, gjysmat e votave i dha kundër, gjysmat pro. Dhe këtu mbaron ky diskutim, pasi nuk ka më nevojë për analizë”, tha Shehi.
/portali DurresLajm/