5 tetor 2015 – “Ju i thoni, ju i shkruani dhe më pas i besoni ato që shkruani. Ndryshimet në qeveri janë të sajuara”.

Këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili pasi doli nga mbledhja me grupin parlamentar, gjatë të cilit mësohet është diskutuar për zgjedhjet në Partinë Socialiste, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për zërat që qarkullojnë së fundmi se do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Gjatë fundjavës është diskutuar në lidhje me ndryshime në qeveri, sidomos pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta menjëherë pas kthimit nga SHBA-ja. Por, Rama tentoi t’i shuajë këto zëra duke thënë se janë thjesht sajesa të mediave.

/portali DurresLajm/