4tetor 2015 – Partitë kryesore nuk e lënë inatin mes tyre edhe në ditën e zisë për komandantin e vrarë në krye të detyrës, Simon Gjeta. Pas deklaratës së kryeministrit Rama se PD nuk tha asnjë fjalë solidariteti për vrasjen e kreut të FNSH-së dje në Shkodër, ka reaguar edhe Lulzim Basha duke akuzuar Ramën se këtë ngjarje e shfrytëzoi për të bërë politikë.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Basha deklaron se opozita u solidarizua që dje për ngjarjen e rëndë dhe këtë e bëri pa shfrytëzuar mediat, ndërsa kryeministri sulmon opozitën edhe për një ngjarje të tillë. “S’ka gjë më te turpshme të sulmosh opozitën ditën e renies se oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politikë, siç e shfrytëzon ky sot.

Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur t’ia dijë as për rendin, as për oficerin e rene ne krye te detyres”, ka thënë Basha.

Postimi i Ramës

#‎VajmedetPDqe dhe ditën e rënies se punonjësit të policisë në krye te detyres s'te nxjerr goja nje fjale solidariteti po vec llum e per lume.

Postimi i Bashës

S'ka gjë më të turpshme të sulmosh opoziten ditën e rënies se oficerit ne krye të detyrës. Fakt eshte qe PD dhe unë u solidarizuam te paret me familjen dhe forcat e policise mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politike siç e shfrytëzon ky sot. Por kur ngjarja e rende ndodhi, kokoshi kishte te tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej ne prehrin e Metes, pa dashur t’ia dije as për rendin, as për oficerin e rene ne krye te detyrës. Tani qe i plasin ne fytyre lidhjet kriminale te ministrit te brendshëm mbrohet duke sulmuar opozitën me rrena dhe duke keqpërdorur me ligësi perverse te rënët ne krye te detyrës. Marrë e turp për këtë vajmedet kryeministër.

/portali DurresLajm/