3tetor 2015 – Në shtëpinë e Elvis Gacajt, policia gjeti 5 grame kokainë dhe një peshore, që përdorej për matjen e dozave të drogës. Elvis Gacaj, sipas policisë kishte arritur të dominonte tregun e kokainës në bllok, pasi e shiste më çmim shumë të ulët. Por Gacaj nuk kishte llogariur konkurrentët. Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo, edhe ata shitës të kokainës, janë konfliktuar më Gacajn. Lapsi shkruan se, dy të rinjtë kanë pranuar në polici, se ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme me Elvis Gacajn, i cili qe nga muaji shkurt deri dhjetë ditë më pare, i kishte rrahur disa herë Vasiel Cavon dhe Sael Sulajn.

Këto rrahje kanë qenë të dhunshme pasi Gacaj përdorte sende të forta dhe shkop bejsbolli duke iu lënë shenja të dëmtuarve. Konfliktet kanë vazhduar deri kur Sulaj dhe Çavo kanë vendosur ta zgjidhin problemin me gjuhën e armëve.

/portali DurresLajm/