3 tetor 2015 – Dy persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Durrësit, pasi u kapën me 2.5 kg lëndë narkotike në dyqan.

Fatmir Yzeiraj, 47 vjeç nga Durrësi dhe Florand Sinanaj, 35 vjeç nga Tirana u arrestuan mëngjesin e sotëm nga specialistët për Narkotikët.

Në lagjen Nr.13 në Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin e Fatmir Yzeirajs, ku ndodhej gjithashtu edhe Florand Sinanaj, u gjetën 2 kg e 495 gramë kanabis sativa.

Policia vijoi më tej kontrollin edhe në mjetin e Florand Sinanajs, tip Volkswagen Caddy me targë AA 634 JM, ku u gjet gjithashtu drogë, 5 gramë kanabis sativa.

E gjithë sasia e lëndës narkotike u sekuestrua, ndërsa dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/S.L. portali DurresLajm/