2tetor 2015 – Gjyqtarja e Lezhës rrezikon dënimin me 6 vjet burg për korrupsion. Parashqevi Ademi akuzohet se mori para për një çështje. Organi i akuzës kërkon gjithashtu edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Të njëjtin dënim organi i akuzës kërkon edhe për avokatin Gjovalin Ndokaj, për të njëjtën akuzë.

Gjyqtarja Ademi dhe avokati Ndokaj akuzohen se i kanë marrë shumën 200 mijë lekë të reja dy personave, në një proces penal që po zhvillonin ndaj tyre, me qëllim zbutjen e dënimit.

/portali DurresLajm/