2 tetor 2015 – Arrestohet autori i vrasjes së adoleshentit 17-vjeçar Romario Kodra, që humbi jetën një natë më parë në Korçë.

Policia e Korçës njofton mëngjesin e sotëm se vrasësi është 15-vjeçari A.F, banues në fshatin Qatrom të Korçës, ku dhe ndodhi krimi.

“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në Qatrom, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) në qafë shtetasin R.K, vjeç 17, banues në Qatrom, i cili për shkak të plagës së marrë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës”, njofton policia.

Autori i dyshuar u kap nga blutë e Korçës disa orë pasi kishte ndodhur ngjarja, i fshehur në një lokal pranë këtij fshati.

/portali DurresLajm/