1 tetor 2015 – Rrëzohet në Kuvend kërkesa e Partisë Demokratike për futjen me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ-it. Propozimi i opozitës u hodh poshtë me 54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenim.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, nuk ka bazë ligjore për miratimin e një kërkese të tillë. Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se mosmiratimi i kësaj kërkese tregon se këta janë përgjegjësit e skandalit me mbledhjen e borxheve të CEZ.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, megjithëse është i akuzuari kryesor nga demokratët për skandalin CEZ, votoi pro kësaj kërkese. Më herët gjatë seancës së sotme parlamentare, Meta deklaroi nga foltorja se ishte i gatshëm për hetim ndërkombëtar e amerikan.
/portali DurresLajm/