30 shtator 2015 – Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, në zonën e “21 Dhjetori”-t.

Drejtuesi i mjetit "BMW X5" me targa AA 757 MB ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta, edhe pse makina me të cilën udhëtonte është përmbysur.

Sipas qytetarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje, shoferi ka qenë me shpejtësi të madhe, çka ka sjellë dhe humbjen e kontrollit e më pas përmbysjen e automjetit.

Por, shoferi për fat të mirë shpëtoi për mrekulli.

/portali DurresLajm/