18 shtator 2015 – Vëllai i kryetarit të bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, është arrestuar nga policia gjatë një operacioni antidrogë të koduar me emrin “Pronovik”.

Sipas policisë së Beratit, Artur Zotkaj ishte pjesë e një rrjeti që kultivonin dhe trafikonin kanabis sativa. Në biznesin e tij u gjetën 19.030 kilogramë kanabis, i gatshëm për t’u tregtuar. Mësohet se 46-vjeçari Zotkaj po mbahej nën vëzhgim prej disa muajsh.

Bashkë me të u arrestuan Destared Allko 23 vjeç, Kreshnik Hysenbelli 24 vjeç dhe Abedin Nurellari 38 vjeç. Gjithashtu është shpallur në kërkim 22-vjeçari E.H. po nga Poliçani. Ata akuzohen për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

/portali DurresLajm/