*Për ngjarjen e vitit 2012 u akuzua artisti durrsak, Ardian Tragaj

17shtator 2015 – Një 42-vjeçar është qëlluar me thikë pasditen e djeshme në banesën e tij në Bathore, Kamëz rreth orës 18:30 dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Viktima Milazim Shehu, me origjinë nga Shtiqeni i Kukësit, me detyrë inspektor i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit, (ish-INUK), babi i 3 fëmijëve sipas policisë është qëlluar 12 herë, duke i prekur pothuajse të gjitha organet..

Policia siguron se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e 42-vjeçarit, por ka ndodhur për motive familjare pronësie. Blutë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim kushëririn e viktimës, shtetasin Giuliano (Granit) Sulejman Shehu, 32 vjeç banues në Bathore (djali i djalit të xhaxhait).

KUSH ISHTE MILAZIM SHEHU

Mësohet se 42-vjeçari Shehu para vitit 2007 ka punuar në Komandën e Repartit të Sigurisë (RESI). Më 14 maj në 2007 është përjashtuar nga puna nga drejtori i këtij Reparti për shkak të akuzave për abuzim me detyrën, çështje që e ka ndjekur edhe ligjërisht.

POLICIA

Më datë 17.09.2015, ora 00:50 Policia është njoftuar se në një spital privat ka shkuar i vdekur shtetasi Milazim Shehu, 32 vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 16.09.2015 , ora 19:00 në Spitalin privat është dërguar shtetasi Milazim Shehu, i cili ka qenë i plagosur me mjete prerëse pas konfliktit që ai ka pasur në banesën e tij me kushëririn, shtetasin G.Sh., 32 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Nga këqyrja e kufomës me trupin e këtij shtetasi vërehen 12 dëmtime me mjete prerëse (thikë) të cilat kanë prekur zemrën.

SI LINDI KONFLIKTI

News24 dhe Balkanweb sjellin të plotë dosjen hetimore për këtë ngjarje duke filluar nga viti 2012. Shkak i ngjarjes së mbrëmjes së djeshme është bërë pikërisht një konflikt i mëparshëm pronësie, konflikt ky që lidhet me ngjarjen e datës 25.07.2012 tek “Mali i Robit” ku janë vrarë nga Ardian Tragaj shtetasit Sulejman Shehu (babai i Granitit) dhe roja i tij Durim Pashallari.

Për këtë ngjarje u arrestua si autor shtetasi Ardian Traga i cili është dënuar nga gjykata. Konflikti mes palëve u shkaktua për një sipërfaqe toke buzë detit në Golem që jepej me qira nga komuna e zonës.

Sipërfaqe të cilën e ka mbajtur për disa vite familja e Sulejmanit dhe heqja e kësaj toke dhe dhënia me qira familjes Targa ka qenë burimi kryesor i konfliktit. 32-vjeçari bashkë me xhaxhain e tij L. Shehu është dyshuar dhe si  autor i atentatit ndaj kryetarit të komunës Golem, Agron Agalliu në 25 shtator të vitit 2013. Agalliu akuzohej nga familja Shehu që kishte favorizuar në mënyrë abuzive familjen Tragaj. Mosmarrëveshjet për moszgjidhjen e konfliktit me Tragajt për  tokën e Golemit ka shpërthyer dhe brenda familjes Shehu.

Djali i viktimës Sulejman Shehu fajësonte kushëririn e tij Milazimin që duke punuar në INUK nuk kishte arritur të prishte një urë të ndërtuar si platformë nga Tragajt dhe që cenonte pjesën e babait të tij Sulejmanit. Sipas informacione, Graniti pretendonte se babai i tij është vrarë edhe për shkak se kushëri i tij Milazimi nuk kishte bërë aq sa duhet për të zgjidhur konfliktin.

/Balkanweb/