13shtator 2015 – Zbulohet një rafineri e prodhimit të drogës në Itali. Policia e qytetit të Padovas zbuloi një laborator të përpunimit të heroinës, pas arrestimit të një shqiptari me gjysëm kile heroinë, të cilit iu gjet çelësi i shtëpisë në xhep.

Policia ushtroi kontrolle në 180 banesa të zonës së Campdarsego-s, për të gjetur shtëpinë, ku ishte ngritur rafineria. Pas kontrollit u zbuluan 11 kilogramë heroinë, 70 kg marijuanë, një presë, si dhe qindra mijëra euro. Pas arrestimit u bë publike fotografia e të arrestuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

/portali DurresLajm/