14 gusht 2015 – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Xibrakë të Elbasanit, duke terrorizuar banorët përreth.

Ngjarja ka ndodhur te lumi Shkumbin, përgjatë rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Librazhdin, ku janë thyer xhamat e banesave dhe lokaleve përreth. Shkak për këtë shpërthim mund të jetë bërë shpërthimi i municioneve ushtarake, demontime të paligjshme. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/