14 gusht 2015 – Katër të rinj nga Shkupi kanë përfunduar në pranga, pasi njëri prej tyre i ka marrë nga qafa 2 varëse floriri një vajze 25 vjeçe. Madje ai që realizoi grabitjen edhe e ka rrahur me grusht 25-vjeçaren.
Policia njofton se Jetmir Emini, 18 vjeç, Nafidan Miftari, 19 vjeç, Nimetulla Ferati, 20 vjeç dhe Shaip Ferati, 24 vjeç u arrestuan në flagrancë. Nga katër djemtë, vetëm Jetmir Emini ka bërë grabitjen, ndërsa tre të tjerët sipas policisë kanë qenë të pranishëm por nuk kanë raportuar, duke u bërë kështu bashkëfajtorë në krim.
Emini sipas policisë ka goditur me grushta vajzën me iniciale E.S. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Vishës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/