14 gusht 2015 – Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 vjet burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është përpjekur të ndihmojë xhihadistët.
Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për Agron Hasbajramin, banues në New York, i cili ka dërguar më shumë se 1000 dollarë në ndihmë të terroristëve ne Pakistan dhe Afganistan. Thuhet se 31-vjeçari shkëmbente e-maile me një person në Pakistan, i cili e identifikonte veten si një anëtar që vrau ushtarët amerikanë.
Arrestimi i Hasbajramit është bërë në shtator të vitit 2011, në aeroportin “John Kennedy”, pasi kishte prerë një biletë vetëm vajtje për në Turqi.
Pas përfundimit të dënimit Hasbajrami do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/