13gusht 2015 – Tre shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar pas një tentative për të vjedhur një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Jalës. Sipas syri.net, tre të rinjtë që ishin pushues në plazhin e Jalës kanë arritur t'i marrin vajzës një sasi të konsiderueshme parash si dhe disa bizhuteri.

Fatmirësish gjatë momentit të vjedhjes, në plazh ndodheshin dhe forca policie civilë, të cilët kanë reaguar menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e tyre.

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave të arrestuar. Ndërkohë që mësohet se të tre të rinjtë janë nga qyteti i Shkupit në Maqedoni.