13gusht 2015 – Policia e Durrësit arrestoi sot në flagrancë 52-vjeçarin Edmond Konakçiu. “Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr.13, sipër banakut është gjetur një qese ku brenda kishte lëndë narkotike e llojit “Kokainë” me peshë 0.5 gramë”, thanë burimet zyrtare të policisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një peshore elektronike me mbishkrimin “Tanita” që shërbente për peshimin e drogës. Ndaj Konakçiut është ngritur akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/