13 gusht 2015 – Një biznesmen dhe bashkëpunëtori i tij janë prangosur nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se nëpërmjet një skeme mashtrimi kanë përfituar 1.5 milionë dollarë. Të prangosurit janë Foto Kapurani administrator në disa kompani betoni dhe Dhimitri Metellari.

Sipas prokurorisë, Kapurani në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka krijuar disa subjekte në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për të krijuar shitje fiktive brenda kompanive.

Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë “KAPURANI VJARA”, “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të rinj (rreth 1.5 milionë dollarë).

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/