12 gusht 2015 – Policia po ndjek dy pista hetimi në lidhje me aksidentin e rëndë tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Rrugën e Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes me një kamion tip trajler, një grua 72-vjeçare humbi jetën në këtë aksident. Viktima u identifikua si shtetasja Gora Gjermeni, trupi i pajetë i të cilës mbeti poshtë rrotave të kamionit për shumë minuta me radhë.
Për policinë fillimisht ishte i vështirë identifikimi i gruas dhe ndërkaq janë hedhur dhe dyshimet për faktin se ngjarja mund të mos ketë qenë krejtësisht aksidentalisht, megjithese ndodhi në vijat e bardha.
Fakti qe trupi pa jete u gjet nën rrotën e katërt të kamionit, i cili sipas policisë nuk ka qenë duke ecur shpejt, ka shtyre grupin hetimor të dyshojë se ngjarja mund të jetë edhe një vetëvrasje.
Ndërkohë që po ndiqen të dyja mundësitë e shkaqeve të aksidentit, drejtuesi i kamionit Gentian Banaj është vënë në pranga.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/