11 gusht 2015 – Një 49-vjeçare humbi jetën pasditen e së hënës si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Sharrës, ku mësohet se shtetasja me iniciale P.P. ka qenë në oborrin e shtëpisë kur është goditur nga rrufeja.
Ajo është nisur menjëherë për në spital nga familjarët, por ka mbërritur atje pa jetë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/