11 gusht 2015 – Një shqiptar 30-vjeçar që jeton në Greqi ka arritur të marrë peng për disa minuta punonjësit e një supermarketi. Duket komike, por të gjithë pengmarrjen e tij ai e ka realizuar me një pistoletë lodër.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka zgjedhur orarin kur shkojnë punojësit në punë, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Ka hyrë me armë lodër duke kërcënuar stafin, por njëri prej punonjësve ka arritur t’i shpëtojë vëmendjes së grabitësit duke lajmëruar menjëherë policinë. Brenda pak minutave policia ka mbërritur në vendngjarje duke i vënë prangat shqiptarit.
Mediat greke shkruajnë se pas sekuestrimit të armës, rezultoi se ajo ishte një lodër.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/