10 gusht 2015 – Pronari i ëmbëltores që shpërtheu pasditen e së dielës në “Don Bosko”, është një prej personave që mbetën të plagosur rëndë.

Abdullah Dervishi ka treguar nga spitali momentin e shpërthimit të bombolës, i cili shpjegon se fillimisht bombola nuk po hapej dhe për këtë i kishte kërkuar ndihmë gruaja.

“Ka qenë gruaja që ka tentuar ta hapë bombolën në pjesën e kuzhinës. Ajo më ka kërkuar ndihmë, pasi nuk po e hapte dot. Unë mora një çelës që ta hapja, në këtë moment ka pasur shpërthim. Më pas nuk mbaj mend asgjë … e gjeta veten në rrugë”, ka thënë ai.   

Nga shpërthimi i gazit kanë mbetur rreth 20 persona të plagosur mes tyre 3 pjesëtarët e familjes Dervishi, pronarët e ëmbëltores. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/