9 gusht 2015 – Pas një vit hetimesh, policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh me 15 persona, përfshirë shqiptarë dhe nigerianë.

Dy kryesorët e grupit ishin dy vëllezër 32 dhe 36 vjeç, banues në Massa Lombarda, të cilët njiheshin në komunitet me pseudonimin “Lady Oskar dhe Luly”.

Aktiviteti i grupit u zbulua pas përgjimit të rreth 16 mijë telefonatave. Ata arrinin të shisnin në vit rreth 6.8 kg kokainë duke fituar 400 mijë euro në vit.

Të dy vëllezërit janë dërguar në burgun në Ravenna.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/