7 gusht 2015 – Një lidhje dashurie mes dy të rinjve në kryeqytet, përfundoi me një denoncim në komisariat nga ana e vajzës, e cila akuzon ish-in e saj për abuzim seksual. 17-vjeçarja akuzon të dashurin F.P., për abuzim seksual.

Çifti ka qenë në një lidhje, dhe djali i kishte kërkuar vajzës të fejoheshin. Por prindërit e saj nuk ishin dakord me këtë fejesë, ndaj djali i kishte kërkuar vajzës të ndërpresin lidhjen. Krahas refuzimit të familjarëve, 17-vjeçarja kishte vijuar të takohet fshehurazi me djalin duke vazhduar lidhjen edhe për disa kohë.

Por, sipas burimeve për agjencinë  “NOA”, i riu kishte kërkuar që të ndaheshin, duke qenë se lidhja e tyre nuk kishte të ardhme. Pikërisht pas këtij refuzimi, vajza adoleshente ka bërë denoncimin, duke akuzuar të dashurin e saj se ka abuzuar seksualisht me të. Hetimet vijojnë për zbardhjen e së vërtetës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/