7 gusht 2015 – Marjo Mema, i dyshuar si bashkëfajtor në vrasjen e 17-vjeçarit Ismael Luli, ka pranuar rolin e tij në këtë ngjarje.

Më përpara Mema ka thënë se Ismaeli është futur në kurth me anë të një mesazhi të dërguar nga e dashura e Iglit, Ambra, dhe ka rrëfyer momentin  e vrasjes.

Ndërsa tani Mema ka thënë se ka qenë pikërisht ai që i ka treguar Iglit për tradhtinë e të dashurës së tij Ambra me Ismaelin.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçari Mema i ka treguar shokut të tij për tradhtinë e të dashurës vetëm për hakmarrje, për të njëjtën arsyeje që erdhi vrasja e Ismaelit nga Igli.

“Ismaeli kishte folur keq për mua lart e poshtë. U zemërova nga kjo gjë, dhe vendosa t’i tregoj Iglit për tradhtinë e Ambrës me të”, ka thënë Mema.

Mediet italiane shkruajnë që Ambra i ka dërguar një mesazh Marjos, duke e akuzuar si spiun.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/